Aktualitet

Nesër nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Rrugëtim i lartësimit shpirtëror

1 Prill 2022, 07:31 Nga DOSJA
Nesër nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Rrugëtim i

TIRANË– Besimtarët myslimanë nesër nisin nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët në vigjilje të nisjes së Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Postimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor.
Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd.
Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë.

Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social.

Të dashur besimtarë!

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet etj, por Ramazani është edhe vetëpërmbajtje e lartë dhe largim nga çdo ves apo vepër e papërshtatshme.

Ky muaj është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo.

Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje.

Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit dhe midis popujve e kombeve.
Lutemi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve.
Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Së fundi, doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë.
Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të!

I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar.
Gëzuar muajin e Ramazanit!

Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu nis muaji i ramazanit rregullat e agjërimit bujar spahiu nis muaji i ramazanit rregullat e agjërimit

Sondazh

Poll