Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, bllokohet një pjesë e “Rrugës së Arbrit”, ka rrëshqitje gurësh

1 Prill 2022, 08:28 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut, bllokohet një pjesë e

PESHKOPI- Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që ditën e djeshme dhe kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugën nacionale nga Qafa e Buallit drejt Peshkopisë.

Aktualisht segmenti më problematik mbetet ai pranë varrezave të Bulqizës ku ka rënie të vazhdueshme të gurëve, segment i cili është pjesë e rrugës së Arbrit të hapur 10 vite më parë.

Në një video të publikuar nga Ballkanweb, drejtuesit e mjeteve janë përballur me rënien e vazhdueshme të gurëve, duke rrezikuar jetën teksa udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë.

Disa prej tyre thonë se në shumë raste ata ndalojnë makinën dhe i largojnë vetë gurët nga rruga.


 

LAJMI KYRESOR/ Moti i keq përfshin vendit tonë, shembet ura e Shishtavecit, stuhia shkakton dëme në Vlorë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq

Sondazh

Poll