Aktualitet

Falsifikonin dokumentat ndaj pagesës, arrestohen 3 persona në Shkodër

1 Prill 2022, 07:36 Nga DOSJA
Falsifikonin dokumentat ndaj pagesës, arrestohen 3 persona në

SHKODËR– Policis e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka procedurar një tjetër në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit të policisë, personat ishin përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të dokumenteve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një laptop,  dokumente identifikimi dhe dokumente të tjera, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

S. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”;

B. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, të kryera në bashkëpunim;

P. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik-radiolog pranë një spitali privat në Tiranë.

“Gjatë muajit mars, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente identifikimi, dokumente mjekësore dhe shkollore, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 dokumente identifikimi (pasaporta), të dyshuara të falsifikuara, vizë angleze e dyshuar false, 1 laptop dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim dokumentesh policia e shkodres falsifikim dokumentesh policia e shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 20:32

Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

Në emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79. Haxhiu shprehet se në rrëfimin...