Aktualitet

Ç’po ndodh me Alqi Bllakon? GJKKO ‘arrest me burg’ për të, ish-deputeti s’dihet ku është

31 Mars 2022, 05:59 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me Alqi Bllakon? GJKKO ‘arrest me burg’

TIRANË– Alqi Bllako nuk dihet ku është, dyshohet se është arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar drejtësisë.Pa imunitetin që i jep mandate si deputet i Partisë Socialiste, fillimisht u tha se, Alqi Bllako tashmë u është dorëzuar autoriteteve, por e kundërta ka ndodhur. Bllako ka hequr dorë nga mandati, por ende nuk dihet se ku ndodhet. Po ashtu, edhe avokati i tij, Sokol Hazizaj ka “ndezur” dyshimet, duke publikuar një foto nga dritarja e një avioni, por nuk jep detaje të tjera.

Dosja.al ka kontaktuar me të por ende nuk ka një përgjigje. Gjithshtu edhe Policia e Shtetit hesht dhe nuk ka bërë me dije asgjë çfarë ka ndodhur lidhur me Bllakon. Po sot, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi masën ‘arrest me burg’ të caktuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet ekzekutimi i urdhërit nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja ka dërguar edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet, por nuk veproi deri në momentin që ai vendosi të vetëdorëzohej.  Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Artan Hoxha: Alqi Bllako nuk ndodhet në asnjë institucion ligj zbatues

S’dihet ku është Alqi Bllako/ Kryemadhi: Presim drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

S’dihet ku është Alqi Bllako/Jorida Tabaku:Kush e pengoi arrestimin?Përgjigjuni para ligjit

‘Ciao’/Ku është Alqi Bllako? Postimi i dyshimtë i avokatit,a është arratisur nga Shqipëria?

MISTER-Ku ndodhet Alqi Bllako? Policia shkon ta arrestojë, shtëpia bosh, s’dihet ku ndodhet

Nga momenti në moment! Mbërrin në Policinë e Tiranës URDHRI, gati arrestimi i Alqi Bllakos

Të veshur civilë! Policia shkon në shtëpinë e Bllakos, plot efektivë tek rruga e Elbasanit

SPAK kërkesë, GJKKO jep “ok” për arrestimin e Alqi Bllakos 

E presin tek drejtoria! Qyno: Bllakon e çuan në Kamëz…i futën një çakmak në xhep

DETAJE/ Bllako u mor nga shtëpia, po dërgohet në Drejtorinë e Policisë

GJKKO e dënoi me arrest me burg! Alqi Bllako vetëdorëzohet në polici

PROVA të reja! SPAK: Blako udhëtoi në Itali në 2019, falsifikoi dokumentat…

GJKKO pranon kërkesën e SPAK! Cakton arrest në burg për Alqi Bllakon

Bllako dorëzoi mandatin! SPAK kërkesë Gjykatës: Miratoni masën e sigurisë ‘arrest në burg’

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore alqi bllako alqi bllako ne spak arrestohet alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako alqi bllako ne spak arrestohet alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2022, 20:32

Baton Haxhiu: E kam dashur Enver Hoxhën

Në emsionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu ka treguar me detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79. Haxhiu shprehet se në rrëfimin...