Politike

Rinumërimi i votave në Lezhë/ Zguri: Farsë, o Zot listat e zgjedhësve qenkan ‘mollë e ndalume’

12 Korrik 2019, 10:32 Nga DOSJA
Rinumërimi i votave në Lezhë/ Zguri: Farsë, o Zot listat e

Tiranë- Pas rinumërimit të votave në KQZ për bashkinë e Lezhës pas ankimimit të Eduard Ndocajt se kishte më shumë vota sesa votues, ka reaguar edhe Klement Zguri.

Zguri tha se rinumërimi ishte një farsë pasi sipas tij ankimuesit duhet të kishin kërkuar listat e votuesve.

“Në përfundim të këtij procesi vë re, në fakt me dhimbje që subjektet zgjedhore, të drejtën e tyre ligjore për të ankimuar e kanë kthyer në një farsë dhe do e shpjegoj pse. Kam kërkesën ankimore dhe më duhet të jap një konsideratë: Arsyet pse kundërshtojmë këto vendime ka lidhje me shkeljet e rënda ligjore që janë konstatuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Lezhë,. Në shumë qendra votimi kanë rezulutuar më shumë vota se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Është shumë e thjeshtë. Nëse ka pretendim se ka vota më shumë se zgjedhës minimumi është lista e zgjedhësve. O Zot! Si një ankimues nuk thotë dot të shikohen listat e votuesve Pretendimi është tjetër dhe listat si përmend njeri. Unë kthehem shumë vite më parë te Migjeni, listat e zgjedhësve qënkan mollë e ndalume. Këtë e them me shumë dhimbje”, tha ai

Në KQZ sot janë numëruar 11 kuti votimi të qarkut të Lezhës pas akimimit të Eduard Ndocajt. Vetëm 3 vota rezultuan të ngatërruara në radhitje në procesverbal mes Eduard Ndocajt dhe Salvador Kacajt. Asnjë votë gabim në kutinë për Pjerin Ndreun.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri ndocaj fiton një votë parregullsi në zgjedhje rinumërimi i votave në lezhë klement zguri ndocaj fiton një votë parregullsi në zgjedhje rinumërimi i votave në lezhë

Sondazh

Poll