Politike

Voltana Ademi kallëzoi penalisht Lleshajn 2 javë më parë, habit ministri: S’kam dijeni për paditë në prokurori

12 Korrik 2019, 09:54 Nga DOSJA
Voltana Ademi kallëzoi penalisht Lleshajn 2 javë më parë,

SHKODËR- Ministri Lleshaj nga Shkodra ka folur lidhur me kallëzimin penal të bërë nga Voltana Ademi, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni për paditë në prokurori të bëra nga Ademi ndaj këtij të fundit.

“Nuk jam në dijeni për paditë e ngritura nga Voltana Ademi. Policia nuk arreston simpatizantë të partive”, u shpreh Lleshaj.  

I pyetur për akuzat e PD për arrestimin e militantëve të PD në mënyre të jashtëligjshme dhe politike, ministri Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të Partisë Demokratike, por arreston qytetar që shkelin ligjin.

“Nuk kam informacion se gjykata e Apelit në Shkodër i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e personave për djegien e KZAZ 3”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, Lleshaj u pyet për operacionin e zbulimit të arsenalit të armëve në Elbasan, ku u shpreh se operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet, jo operacionet.

Voltana Ademi kallëzoi penalisht Sandër Lleshajn dhe punonjësit e Policisë më 27 Qershor, pasi sipas saj kanë shpërdoruar detyrën, duke hedhur gaz helmues mbi qytetarët gjatë tensioneve në KZAZ numër.2 në Shkodër. Ademi kërkoi që Lleshaj të pezullohet nga detyra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander leshaj volatana ademi voltana ademi padit lleshajn sander leshaj volatana ademi voltana ademi padit lleshajn

Sondazh

Poll