Politike

30 Qershori/ Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegj: Të përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Kurbinit

12 Korrik 2019, 08:07 Nga DOSJA
30 Qershori/ Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegj: Të

TIRANË- Partia Bindja Demokratike ka paditur ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Kolegjin Zgjedhor.

Në kërkesën e bërë nga BD, padia mban firmën e Edmond Pirolit, kandidatit për kryetar bashkie ne Kurbin. Piroli kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 për Bashkinë e Kurbinit, si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Theksojmë se ky vendim i Bindjes Demokratike vjen, pasi KQZ nuk pranoi ankimimet e kësaj force politike, e cila kërkoi të hapeshin kutitë në disa bashki me pretendimet se kanë rezultuar votues edhe persona që nuk kanë qenë prezent në Shqipëri.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike në KQZ, Fabion Topollaj kërkoi të verifikohen të dhënat përmes sistemit TIMS, por përfaqësues të mazhorancës në KQZ thanë se pa pasur prova konkrete për këto akuza, nuk mund të hapen të gjitha kutitë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike bindja padit kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet ne kurbin bindja demokratike bindja padit kqz zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet ne kurbin

Sondazh

Poll