Politike

Lleshaj nga Hani i Hotit: Koha e pritjes në dogana së shpejti do jetë zero (VD)

12 Korrik 2019, 08:51 Nga DOSJA
Lleshaj nga Hani i Hotit: Koha e pritjes në dogana së shpejti do

SHKODËR- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar nga dogana e Hanit të Hotit, se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë.

Duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, Lleshaj tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.

Duhet t’i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet.

Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, deklaroi ministri Lleshaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hani i hotit pritja ne dogana sander leshaj hani i hotit pritja ne dogana sander leshaj

Sondazh

Poll