Politike

‘Lufta’ e Ndocajt me KQZ-në, ngatërresa në procesverbale, asnjë votë gabim për Pjerin Ndreun

12 Korrik 2019, 06:30 Nga DOSJA
‘Lufta’ e Ndocajt me KQZ-në, ngatërresa në

Tiranë- Ditën e sotme KQZ ka hapur kutitë e votimi të 11 qendrave në Bashkinë Lezhë. Nga KQZ u konstatua se 3 vota rezultuan të  ngatërruara në radhitje në procesverbal mes Eduard Ndocajt dhe Salvador Kacajt. Asnjë votë gabim në kutinë për Pjerin Ndreun.  KQZ theksoi nuk ka asnjë lloj shkelje tjetër.

Vendimi për hapjen dhe numërimin e kutive të votimit u morr dje nga KQZ pasi u pranua ankimimi nga kandidati i Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste.Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak pretendoi se në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye.

Pas pranimit të kësaj kërkese, sot në orën 10:00, KQZ nisi rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit. Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 qershorit, pati disa parregullësi, ku një ndër to ishte shifra e pjesëmarrësve. Në shumë KZAZ rezultonte se numëri i atyre që kishin votuar, me votat e vlefshme ishte më i vogël. Po sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kërkesa e eduard ndocajt kqz hap 11 kuti votimi parregullësi në zgjedhje rinumerimi i kutive ne lezhe kërkesa e eduard ndocajt kqz hap 11 kuti votimi parregullësi në zgjedhje rinumerimi i kutive ne lezhe

Sondazh

Poll