Politike

VD-Berisha: Mos u tallni me pensionistët, s’blejnë dot bukë e as ilaçe

31 Mars 2022, 12:39 Nga DOSJA
VD-Berisha: Mos u tallni me pensionistët, s’blejnë dot bukë

TIRANË– Sali Berisha kërkoi nga qeveria që të mos tallet me pensionistët. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se pensionistët nuk kanë para as që të blejnë bukë dhe ilaçe.


‘Pensionistët sipas INSTAT ushqimet janë rritur me 7.3%, pensionisti me ato pak lek që merr i shkojnë ushqime dhe ilace, mos u tallni me ata. Sepse pensioni nuk të del për asgjë tjetër. Asgjë nuk blejnë dot as ushqime as ilaçe. Sot ata marrin 4 % më pak ushqime. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin më të lartë të historisë 2021? Çfarë ndodhi? Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajin gusht-shtator? Në një kohë kur nuk duhen zbrazur kurrë duhet ruajtur si një rezervë për vjeshtën. Për këtë nuk u ndëshkua askush, pse? Sepse është organizatë kriminale, aty është shkelur ligji por nuk e ka bërë vetëm. Njësoj si mekanizmi i inceneratorëve. Nuk kemi asnjë shkak përvec vjedhjes së energjisë elektrike, përse në Kosovës nafta është 1.7 euro dhe këtu 2.4 euro. Zotëria thotë nuk i heq taksat. Ministret janë të paafta”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE-/Rama:Kemi shtuar mbështetje për fermerët. Berisha s’merr fjalën, Basha vjen në Kuvend

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 31 mars 2022 sali berisha seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll