Politike

Paloka: Kush nuk e do bashkimin e PD-së, le të gjejë rrugën e tij

31 Mars 2022, 14:11 Nga DOSJA
Paloka: Kush nuk e do bashkimin e PD-së, le të gjejë rrugën

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka shkruan se demokratët nuk kanë më kohë për të humbur duke iu referuar debateve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Paloka shkruan se brenda grupit parlamentar ka persona që akoma ndjekin linjën e Lulzim Bashës, duke përmendur dy-tre deputetë, por nuk ka përmendur emra. Ndër të tjetra, Paloka ka shtuar se nëse këta të fundit nuk bashkohen me pjesën tjetër të PD-së, më mirë të gjejë rrugën e tyre.

“Ne nuk ju detyruam të kërkonit falje për gjithçka na solli në këtë pikë edhe pse kjo do ishte sjellje normale, presupozuam që gjithë përgjegjësinë e mori me vete L. B. Po pas kësaj, të sillesh sikur jeton në një botë tjetër, jashtë realitetit e të besh sikur nuk kanë ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e të kërkosh ti kthesh demokratet pikërisht atje ku filloi përçarja, kjo mua nuk më duket thjeshtë naivitet. Por nëse dikush, për interesa të caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L. B., më 9 shtator, atëherë ai duhet të gjejë rrugën e tij. Kush ka vullnet për bashkim e ka mundësinë ta tregoje sot. Demokratët kanë humbur kohë boll, nuk kemi me kohe e energji për të harxhuar me njëri-tjetrin,”-shkruan ndër të tjera Paloka. 

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Është e qartë që edhe brenda grupit parlamentar, në kundërshtim me vullnetin shumicës absolute të deputetëve, ka ende nga ata që ndjekin linjën e përçarjes së grupit. L. B., formalisht mori përsipër përgjegjësitë e tij për vendimin personal që solli si pasojë dhe përçarjen e PD dhe situatën ku jemi sot. Për fat të keq, këtë linjë, që i intereson vetëm Rames, po vazhdojnë ta ndjekin dhe dy-tre deputetë të tjerë që përveç mandatit të deputetit që ju kanë dhënë demokratët, nuk kanë asnjë tagër tjetër sot. Të flasësh gjoja për bashkim dhe të quash rikthimin e deputetëve të PD në selinë e tyre dhe në grupin parlamentar; “pushtim me dhune” …!

Ne nuk ju detyruam të kërkonit falje për gjithçka na solli në këtë pikë edhe pse kjo do ishte sjellje normale, presupozuam që gjithë përgjegjësinë e mori me vete L. B. Po pas kësaj, të sillesh sikur jeton në një botë tjetër, jashtë realitetit e të besh sikur nuk kanë ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e të kërkosh ti kthesh demokratet pikërisht atje ku filloi përçarja, kjo mua nuk më duket thjeshtë naivitet.

Unë mendoj se kam qene ai që duke patur dhe një post të rëndësishëm në parti, me shumë se kushdo u përpoqa fillimisht të pengoja përçarjen e demokratëve, e më pas vazhdova të përpiqem për bashkimin e tyre. Kam qenë e jam me bindjen se pavarësisht se cila u konfirmua shumicë brenda PD, bashkimi mbetet domosdoshmëri nëse duam të rrezojmë Ramën.

Por nëse dikush, për interesa të caktuara, vazhdon linjën e përçarjes që e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L. B., më 9 shtator, atëherë ai duhet të gjejë rrugën e tij. Kush ka vullnet për bashkim e ka mundësinë ta tregoje sot. Demokratët kanë humbur kohë boll, nuk kemi me kohe e energji për të harxhuar me njëri-tjetrin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll