Politike

VD-Berisha: Jeni megaorganizatë kriminale,qeveria mbush xhepat dhe valixhet me miliona euro

31 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
VD-Berisha: Jeni megaorganizatë kriminale,qeveria mbush xhepat dhe valixhet

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se po kryen vjedhje miliona euro. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se qeveria është kthyer në një megaorganizatë kriminale. Berisha tha se vjedhja e aferës së inceneratorëve është kryer në bashkëpunim. 


‘Konstatoni për të nxjerrë të vërtetën e mëdha, urisë, keni në anën tjetër tabllonë rozë, të lumturimit, me propagandë nga mëngjesi në darkë, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. E vërteta e pamohueshme është se kjo qeveri funksionon mbi ju dhe para jush si një organizatë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit faktuan se qeveria nga kreu i saj tek nënpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet me qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve. Përpiqeni ti paraqisni këto raste por për të gjithë ata që i kanë në ABC e kodit penal, që lexojnë nenin 28 të kodit gjejnë se ju jeni një megaorganizatë kriminale. Ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim, në kundërshtim me procedurat që përcakton ligji. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuar objekte që nuk janë ndëtuar kurrë, nëse penalizohen 20 apo 40 zyrtarë, nëse janë penalizuar se kanë kryer vepër penale, nëse kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembull, ca quhen. Firmat e Bllakos, po të Agacit ku janë? Si ka mundësi që një personi me 5 kompani i jepni tender me miliona dollarë, dje u paraqitën dokumenta nga zonja Kryemadhi. Ka të tjera. Kjo nuk ka asnjë lloj. Ju vazhdoni me këtë organizatë se është e juaja, jeni vetë. Cfarë ka grupi i strukturuar kriminal tjetër, më thoni mua? Dilni këtu dhe hidhni lot krokodili.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE-/Rama:Kemi shtuar mbështetje për fermerët. Berisha s’merr fjalën, Basha vjen në Kuvend

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 31 mars 2022 sali berisha seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll