Politike

VD-Rama dënoi me 60 ditë riedukim gazetaren, Berisha: Miratoni rezolutë, dënojeni këtë akt

31 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
VD-Rama dënoi me 60 ditë riedukim gazetaren, Berisha: Miratoni

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një rezolutë në Kuvend për dënimin e aktit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë e dënoi i hoqi të drejtën për të pyetur për 60 ditë gazetares Ambrozia Meta dhe e dënoi me ‘riedukim’. Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se sjellja e Ramës ndaj vajza e grave është totalisht e papranueshme. Ai shtoi se ishte Ermonela Felaj, e cila drejtoi sot seancën plenare që nuk pranoi t;i jepte fjalën në sallë dhe për këtë arsye, kërkesën për rezolutë ishte i detyruar ta bënte jashtë sallës. 


“Burg informativ, domethënë i kërkoi gazetares për faktin e vetëm se e pyeti si ndjehesh tani që po krijohet një grup parlamentar në burg, kjo mjaftoi që ai t’i thotë që për 60 ditë të heqë të drejtën e pyetjeve, ju garantoj se me shpirtin e tij të zi, ky person do të ishte i gatshëm ta syrgjynoste në burgje për këtë akt. Doja tu bëja thirrje të miratonin një rezolutë ku të dënonin me ashpërsinë më të madhe këtë akt anadollak që ka një sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonjave e zonjushave që kryejnë detyrën. Zonja Felaj s’ma dha fjalën dhe u detyrova të dilja këtu përpara jush,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 31 mars 2022 sali berisha seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll