Politike

VD-Balla: Të dëgjosh Berishën të flasë për korrupsion sikur djalli për Biblën

31 Mars 2022, 12:28 Nga DOSJA
VD-Balla: Të dëgjosh Berishën të flasë për

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të dëgjohet Berisha kur flet për korrupsionin është sikur të dëgjosh djallin të flaë për Biblën. Nga Kuvendi, Balla i dërgoi një thirrje PD-së që të mos e shndërrojë partinë në bunkerin e fundit komunist në Shqipëri.


‘Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin. Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin.Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupto mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave.’- tha Balla.

LAJMI KRESOR: LIVE-/Rama:Kemi shtuar mbështetje për fermerët. Berisha s’merr fjalën, Basha vjen në Kuvend

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 31 mars 2022 taulant balla seanca plenare 31 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll