Politike

Arrestimi i Bllakos shkakton sherr në Kuvend! Manja: S’e mbrojtëm! Sula: Besoja te Rilindja

31 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Arrestimi i Bllakos shkakton sherr në Kuvend! Manja: S’e

TIRANË– Arrestimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako është zhvendosur në Kuvend dhe ka haur debate. Konkretisht për këtë gjë ka folur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se socialistët nuk kanë mborjtur askënd që ka shkelur ligjin, duke ek rahasuar me Partinë Demokratike. Manja përmendi 21 janarin dhe shtoi se askush nuk është dërguar para drejtësisë për këtë tragjedi. Pas tij foli deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili tha se pavarësisht se ishte demokrat kishte besuar në vitin 2013 tek Rilindja. 

Pjesë nga replikat: 

Ulsi Manja: Sot i kemi hapur rrugë drejtësisë. Për ne drejtësia ka qenë vija e kuqe në raport me qytetarët. Turpin mbajeni në atë krahun andej. Sot e kësaj dite si keni kërkuar falje dhe ndjesë 4 familje që po rrisin viktima për atë pushtet që kishit dje. Ju s’keni përgjegjësi për shqiptarët, ju kanë votuar për logje në Kuvend. Ne jemi një qeveri e përgjegjshme, që kemi qenë në çdo moment në krah të qytetarëve, me aq mundësi sa kemi. Kemi ditur ti menaxhojmë në funksion të halleve të tyre. Do t’ju lutesha që fjalën turp e moral, nuk duhet të na e përmendni. Ka disa nga ata në këtë sallë që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve.

Dashnor Sula: Unë gjatë fjalimit tim nuk ndava se cili është ministri që ka përfituar. Thash qeveri. Ka ministra të korruptuar pranë qeverisë, siç është e njëjta gjë edhe te ne. Edhe sot, nuk janë të gjithë korruptues. Nuk kemi pse të përlyhemi të gjithë për gjendjen që jemi. A kemi mundësi që personat që abuzojnë të shkojnë përpara drejtësisë. Për atë që tha ministri, që duhet të kemi turp. Po, e them hapur, kam qenë një nga njerëzit që në 2013 kam besuar te rilindja dhe kisha shpresë që korrupsionit që kishim do i jepnit fund. Por ndodhi që ju i mbrojtët ato, ky ishte pakti i politikës. Kjo nuk është faji i opozitës, por i juaji.

LAJM KRYESOR:LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula seanca plenare 31 mars 2022 ulsi manja dashnor sula seanca plenare 31 mars 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll