Politike

Rama flet për paketën, ndërhyn PD! Kryeministri: Më vjen nga lumi, buçet më zgjon nga gjumi

31 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Rama flet për paketën, ndërhyn PD! Kryeministri: Më vjen nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën që dërhynte në momentin që ai fliste. Kreu i Qeverisë ishte në foltore teksa riprezantinte paketën e rezistencës sociale, por deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe një tjetër ndërhynë. Ata flisnin nga vendi pa mikrofon dhe Rama tha se nuk kishte dëshirë ta zgjaste debatin, pavarësisht se dëgjonte zëra. Ai iu përgjigj me vargjet e Fan Nolit nga ‘Anës Lumenjve’. 


“Një tjetër është zerimi i taksës deri në 40 mijë lekë dhe përgjysmimi deri në 50 mijë lekë. Vetëm si rezultat i punës së bërë nga administrata tatimore, duke kërkuar nxjerrjen mbi ujë të asaj pjesës së pagës që rëndon e jepet mbi dorë, kemi një rritje të pagës së deklaruar sot, 91 miëj lekë të vjetra. Përseri nuk është pasqyerë e pagës reale, është shumë më e lartë dhe nuk ka diskutim. Nuk bashkohen dot me sasinë e konsumit, nuk bën sens, kjo është një tjetër shtysë për formalizim dhe për të lënë më shumë lekë, në xhepin e atyre që fitojnë më pak, Nuk do të levizim asnjë presje në vendimin për të rritur pagat e mjekëve, pagate mësuesve, vendimi që do të zbatohen siç janë marrë. Pika tjetër është garancia sovrane për importuesit, që nuk është pjesë këtu, por është e rëndësishme për ta thënë. Për të krijuar likujditete për grurë, vaj e misë, kjo garanci sovrane ka edhe një garanci tjetër nga qeveria shqiptarë, në të ardhmen çdo ton që do të jetë stok ne do e marrim dhe s’do ken barrë financiare. Kështu që porosisni intensivisht në kushtet kur janë krijuar rrugët. Në fund të mandatit do të kemi 380-400 mijë lekë. Këto janë pikat e paketës, dy vendet që janë sot të përfshira në atë luftë, Rusia për shkak të vendimmarrjes dhe Ukraina si viktimë janë burimet më të rëndësishme për Evropën dhe për botën në furnizimin me shumë prej lëndëve bazë, flasim për vajin, sot në Gjermani nuk blen dot sa të duash vaj, nuk të japin, 20 shishe. Shkoni blini dhe ma tregoni, kjo po shtrihet kudo, pse? Sepse është problem furnizimi, rezervash. Kur Ukraina furnizon me vaj më shumë se 40% të konsumit të Evropës, si diskutohet kjo? Dhe për vajin, nis tani jo më vonë si gruri. Deri më tani nuk ka asnjë arsye për tu ndjerë veç, dhe atyre që më thinë, se dëgjova një zë se një zë më vjen nga lumi, më buçet më zgjon nga gjumi…përballja me krizat nuk ka kurrë sukses me iluzionet, ngrihen piramida, bëhet Vehbiu guvernator, por nuk bëhen beteja e luftëra. Duhet të duhet e vërteta që të fitohet një betejë, çfarë po ndodh dhe si mund t’ia dalim. Në këtë situatë, kemi të bëjmë me një luftë që nuk e ka imagjinuar vendosur Republika e Shqipërisë. Është mirë të biem dakort,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 31 mars 2022 edi rama seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll