Politike

VD-Rritja e çmimit të naftës/ Krifca: Në prill nis shpërndarja falas për fermerët

31 Mars 2022, 09:07 Nga DOSJA
VD-Rritja e çmimit të naftës/ Krifca: Në prill nis

TIRANË-Në seancën e Kuvendit, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u shpreh ditën e sotme se sasia e naftës falas që do të shpërndajë qeveria për fermerët, është tre herë më e lartë se sa një vit më parë. Sipas saj, edhe fermerët që kanë aplikuar në skemën e ndihmës, është dyfishuar në krahasim me vitin 2021. Ajo deklaroi se në javët e para të prillit të nisë edhe shpërndarjen e sasisë së parë të naftës.


“Skema e mbështetjes me naftë është zbatuar në vitin 2021, ku përfituar rreth 19 mijë fermerë. Kjo masë synon përmirësimin e mekanizmit bujqësor, rritjes së sipërfaqes së kultivuar. Fermerët janë mbështetur me sasi falas me naftë. Kemi hequr akcizë, taksën e karbonit. Aplikantët janë individualë, bëhet me një deklarim online. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës. Në qarkun Shkodër, përfituan 887 fermerë të cilët kanë përfituar 270 mijë litra naftë falas. Më shumë se 4 mijë hektarë në qarkun Shkodër janë mbhjellur. 2 mijë hektarë u përdorën për ferma, 1800 për grurë e misër. Mbrëmë është mbyllur afati i aplikimit për skemën për vitin 2022. Aplikimet janë dyfishuar. Sasia e naftës është trefish më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Ne kuptojmë që situata është e veçantë për këtë vit. Ndaj rritëm fondin në dispozicion me 500 mln lekë. Në javët e para të prillit të nisim shpërndarjen e sasisë së parë të naftës. Disbursimi i fondeve të naftës do bëhet më shpejtë. Në lidhje me kërkesën tuaj për sipërfaqen e sferave dhe minimumin e tufave. Një kemi investim për ngritjen e serave” – tha Krifca.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca seanca plenare 31 mars 2022 frida krifca seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll