Politike

Zhvillohet ONLINE! Asambleja e PS, zbulohet data dhe rendi i ditës

31 Mars 2022, 11:35 Nga DOSJA
Zhvillohet ONLINE! Asambleja e PS, zbulohet data dhe rendi i ditës

TIRANË– Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të zhvillohet më 6 Prill, në orën 17.00. Këtë vit, mbledhja do të zhvillohet online. Ndërkohë është bërë publike edhe rendi i ditës, ku në fillim do të ketë diskutim dhe miratim të agjendës e më pas prezantim të statutit të ri të PS-së. Ndërkohë në rendin e ditës do të jetë dhe miratimi për Kongresin e PS-së i cili do të zhvillohet më 9 Prill.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongresi i ps partia socialiste kongresi i ps partia socialiste

Sondazh

Poll