Politike

E presin tek drejtoria! Qyno: Bllakon e çuan në Kamëz…i futën një çakmak në xhep

31 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
E presin tek drejtoria! Qyno: Bllakon e çuan në Kamëz…i

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është dërguar në komisariatin e Kmzës. Kur tëgjitha mediat janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, për të pritur mbërritjen e Bllakos, në fakt, këtë të fundit e kanë dërguar në komisariatin nr.5.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari Elton Qyno. Në një postim në facebook, me nota humori ai shkruan se madje Bllakos i kanë futur dhe një çakmak në xhep, duke e lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kamëz ku u asfiksua për vdekje një i shoqëruar dhe u plagosën dy të tjerë.

“Te gjithe e presin tek Drejtoria e Tiranes, Alqi Bllakon, e çojne drejt e ne dhomat e shoqerimit ne komisariatin e Kamzes.I fusin ne xhep dhe nje çakmak,”- shkruan Qyno. 

Bllako u arrestua sot, pak orë pasi GJKKO caktoi masën ‘arrest me burg’ për të. Ai akuzohet se akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.

LAJMI KRYESOR: Vetëdorëzohet Alqi Bllako! GJKKO pranon kërkesën e SPAK: Arrest në burg për ish-deputetin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako arrestohet alqi bllako elton qyno alqi bllako arrestohet alqi bllako elton qyno

Sondazh

Poll