Politike

VD-Basha: Mbledhja do degradonte! Para drejtësisë të dalë Rama

31 Mars 2022, 10:25 Nga DOSJA
VD-Basha: Mbledhja do degradonte! Para drejtësisë të dalë

TIRANË– I dorëhequri si kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është kthyer në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, këtë herë si deputet. Para se të futej në sallë, Basha u ndal para gazetarëve të cilëve u shpjegoi dhe arsyet që e bënë të mos merrte pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot në selinë blu. Ai u shpreh se do të jetë gjithmonë prezent për demokratët, porn ë momentin që do tu shërbejë atyre, ndërsa sot, sipas Bashës, mbledhja kishte gjasa të degradonte në konfrontime e për këtë arsye ai nuk pranoi të shkonte. Përsa i përket arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, Basha tha se e gjitha është falë nismës së PD-së e ngritjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, por që nuk mjafton deri në momentin që para drejtësisë së dalë vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrat.


“Po punoj dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave me të cilat është themeluar.Që të jetë alternativë për njerëzit. Të punojë për njerëzit dhe të tejkalojë interesat personale për të cilat kam marrë vendimin e dorëheqjen nga kryetari i PD por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit dhe unë do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në alternativë për njerëzit, alternativë që nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët strategjikë. Sa herë t’i shërbej grupit parlamentar të PD dhe jo kur i shërben presion të drejtpërdrejtë apo indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe gjithë demokratëve që të kenë mundësinë lirishit të diskutojnë dhe vendosin dhe jo nën presion, jo ashtu si ndodhi sot. Ka qenë tejkalimi i interesave për ti dhënë mundësinë forumit që të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion. Kjo ka qenë arsye që vendosa të mos isha në mbledhje që u paralajmerua që dje që të degradonte në një konfrontim dhe jo në një frymë bashkimi rreth vlerave. Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka për vlerat e bashkuara. Një nga parimet është orientimi euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që duhet të përshkruajë PD për t’u kthyer në një alternativë për njerëzit. Unë do të punoj pa rreshtuar për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen. Po futem në parlament, ku ndërkohë sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme, është mishëruar një hap i parë për vjedhjen e shekullit të inceneratorëve. Nuk mund të shpreh keqardhjen time, se këtij lajmi i mbivendosen zhvillime nga PD. Ky është një hap i parë. Ishte një shtysë e fuqishme Komisioni Hetimor. Është e pamjaftueshme derisa para drejtësisë të shkojë Edi Rama dhe ministrat. Ka një paketë sot që është qesharake, ndërkohë që nga inceneratorët janë marrë 400 milion euro. Këto para duhet të shkonin tek njerëzit në nevojë. Nuk bëhet fjalë për dënime individësh por për akte korruptive. Kjo që ndodh do kalohet me votat e asaj shumice dhe është një thërrime, vetëm një thërrime kjo ndihmë nga një sofër luksi. Sistemi i Edi Ramës është skllavëri moderne,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 31 mars 2022 lulzim basha seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll