Politike

Arrestimi i Bllakos/ DEBATET, Tabaku: Kërkoni ndjesë. Ahmetaj: Bota është rrumbullake

31 Mars 2022, 10:52 Nga DOSJA
Arrestimi i Bllakos/ DEBATET, Tabaku: Kërkoni ndjesë. Ahmetaj: Bota

TIRANË– Arrestimi i mundshëm i deputetit të PS-së, Alqi Bllakos ka shkaktuar debate në Kuvend. Deklaratat e Jorida Tabakut se SPAK zbuloi aferën e inceneratorëve dhe pritet të arrestojë Alqi Bllakon dhe se qeveria duhet të kërkonte ndjesë ka marrë përgjigje nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha se ajo është puna e reformës në drejtësi që u kundërshtuar me forcë nga PD. Ahmetaj i akuzoi se tha se PD po sillet si inkuizitor populist.

Debati në Kuvend

Tabaku: Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetar bashkie. Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ duke shpenzuar më pak për inceneratorët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPAK.

Spiropali: Nuk ishte balloni prej 430 mln euro që ngrite vetë, por ishte reforma në drejtësi që ti zonjë së bashku me shokët e tu nuk le dy gurë bashkë për ta kundërshtuar. Nuk je ti dhe askush tjetër që çon njerëzit pas hekurave dhe mbroni njerëz nga burgu. Këtu sot nuk mungon vetëm Bllako por edhe Basha, të dy të përjashtuar për arsye të ndryshme. I pari se rëndoi vetë partinë e tij, i dyti se dha dorëheqjen.

Alibeaj: E kuptoj sëkëlldinë e zonjës, por nuk do të ishte e hijshëm për askënd se teksa ka ndodhur një akt i drejtësisë së brishtë, do të duhet të së pari ta përshëndesni dhe së dyti të mbyllni gojën. Shërbimi më i madh që i bëhet drejtësisë është që pushteti të mbyllë gojën.

Ahmetaj: Paaftësia,  populizmi + cinizmi është katastrofë dhe për katastrofa ju kemi më prodhimtar ju. E dyta kujdo qoftë që dëshiron dhe ka histori interesante me drejtësinë dhe do ju kujtojë se ‘bota është rrumbullake” lëreni drejtësinë të bëj punën e vet. Mos hajdeni këtu si inkuizitor populist.

LAJMI KRYESOR: LIVE-/Rama:Kemi shtuar mbështetje për fermerët. Berisha s’merr fjalën, Basha vjen në Kuvend

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 31 mars 2022 seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll