Politike

VIDEO-KTHIMI i Bashës në Kuvend si deputet, kolegu i jep dorën, Bardhi qëndron ‘besnik’

31 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
VIDEO-KTHIMI i Bashës në Kuvend si deputet, kolegu i jep dorën,

TIRANË– I dorëhequri si kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi të kthehet në Kuvendin e Shqipërisë sot. Pas një jave mungesë, rastësi ose jo, futja e Bashës së Parlament u realizua fiks në momentin se lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u largua nga salla.

Teksa ecte në sallë, Basha nuk shkëmbeu përshëndetje me asnjë nga deputetët. Vetëm në çastin që iu afrua ulëses, ai i zgjati dorën kolegut të tij, deputetit Kastriot Piroli. Më pas hoqi xhaketën dhe zuri vend, personi i vetëm që e shikonte ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, një nga njerëzit që vazhdon ta mbështesë edhe pas largimit.

Kryetari i komanduar i PD-së ishte një rresht para Bashës, por nuk e ktheu kokën për ta përshëndetur. Siç duket ishte mjaft i përqëndruar duke dëgjuar zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj që po fliste në ato çaste.

LAJM KRYESOR:LIVE-KUVENDI/Hila interpelancë me Krifcën,votohet për anëtarin e Këshillit Mbikqyres të BSH

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 31 mars 2022 lulzim basha seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll