Politike

Mbledhja e PD me dyer të mbylllura! Ndërhyrja e Salianjit: Nëse vijoni kështu çohem dhe iki

31 Mars 2022, 10:02 Nga DOSJA
Mbledhja e PD me dyer të mbylllura! Ndërhyrja e Salianjit: Nëse

TIRANË– Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat u shoqërua me debate mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës. Ish kryeministri debatoi me kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit i kërkoi të mos ishte pjesë e mbledhjes për shkak se ishte pezulluar pas vendimit të Departamentit të Shtetit për ta shpallur non grata. Alibeaj tha gjatë mbledhjes se kishte negociuar me Flamur Nokën për të lajmëruar të gjithë deputetët, përfshi edhe ata të përjashtuarit pas 8 Janarit.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, mësohet se ka thënë se si nënkryetar i grupit nuk është në dijeni të këtyre negociatave.

“Ne nuk kemi asnjë informacion. Nëse e trajtoni si debat mes ju të dyve çohem dhe iki”, është shprehur Salianji, duke vijuar: Si nënkryetar grupi nuk kam asnjë informacion as për negociatat, as që në mbledhje do ishin të gjithë. Ky diskutim është më i rëndësishmi’.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi i PD, prezent Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, mungon Basha

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 31 mars 2022 seanca plenare 31 mars 2022

Sondazh

Poll