Bota

‘Nuk ja kam dhënë unë’, detaje nga momenti i arrestimit të nënës që helmoi vajzat në Greqi

31 Mars 2022, 10:57 Nga DOSJA
‘Nuk ja kam dhënë unë’, detaje nga momenti i

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar rreth vdekjes tragjike të tre vajzave në Patra ku mbrëmjen e djeshme u arrestua nëna e tyre pasi në gjakun e 9-vjeçares Georgina u gjet Ketaminë.

Sipas mediave greke, nëna e tre vajzave, Roula Pispirigou ende nuk ka folur para hetuesve por nga burime konfidenciale është zbuluar dialogu i shkurtër që pati me oficerët e policisë në momentin e arrestimit.

Në momentin që oficerët shkuan në shtëpinë e saj i thanë se në gjakun e vajzës 9-vjeçare, Georgina ishte gjetur ketaminë ajo u përgjigj se e dinte pasi e kishte parë në TV dhe kur u pyet se a e dinte se çfarë ishte ajo tha se e kishte kërkuar në Google.

A ja ke dhënë vajzave?- u pyet ajo, “Nuk e kam dhënë“- u përgjigj Pispirigou/

Sipas raportit, vdekja ka ndodhur brenda 20 minutave dhe siç rezultoi nga dëshmitë e infermierëve të repartit të pediatrisë, kur u informua se Georgina e vogël nuk ia doli, Pispirigou tregoi një indiferencë dhe apati sa i tronditi pasi dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Më në fund, sasia që morën fëmijët nga dora vrasëse e nënës së tyre ishte 6.5 mlg, pra një dozë shumë e madhe që është përgjegjëse për vdekjen e tyre. Nuk është sqaruar rruga, pra nëse është intravenoze, me rrugë hundore apo intramuskulare, ndërsa për atë që ka të bëjë me këtë motivim, siç thonë ata, do ta sqarojë vetë.

LAJMI KRYESOR/ Nëna monstër, si helmoi 3 vajzat e saj me ketaminë!Tentativa e 9-vjeçares për ndihmë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll