Bota

Prokurorja e përgjithshme ukrainase: Mbi 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur nga forcat ruse

31 Mars 2022, 10:09 Nga DOSJA
Prokurorja e përgjithshme ukrainase: Mbi 380 fëmijë janë

UKRAINË- Prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova ka thënë se më shumë se 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë që kur trupat ruse nisën sulmet në Ukrainë.

Sipas Sky News, Venediktova po heton rastet në rritje të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse. Ajo pretendon se 797 institucione arsimore ishin dëmtuar që nga fillimi i luftës.

“Më shumë se 380 fëmijë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit të Federatës Ruse në Ukrainë. U dëmtuan 797 institucione arsimore, 76 u shkatërruan plotësisht,”-shkruajti Venediktova në Twitter.

More than 380 children ëere killed and injured since the beginning of the invasion of the Russian Federation in Ukraine. 797 educational institutions ëere damaged, 76 completely destroyed.#RussianëarCrimes #StopRussianAggression pic.tëitter.com/xg2nUyto3s

— Iryna Venediktova (@VenediktovaIV) March 31, 2022

Këtë javë zonja Venediktova tha se ajo dhe ekipi i saj kishin hartuar 2,500 raste të mundshme të krimeve të luftës dhe kishin identifikuar disa qindra të dyshuar.

Kjo erdhi pasi prokurorja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman njoftoi se zoti Hoëard Morrison QC do të vepronte si këshilltar i pavarur i prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Në fillim të këtij muaji, zonja Braverman nënshkroi një deklaratë të përbashkët mbështetjeje me zonjën Venediktova, duke premtuar mbështetje për të mbledhur prova të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Putinit në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll