Bota

Presidenti i Lituanisë: Europa duhet të ndalojë së bleri gazin dhe naftën ruse

31 Mars 2022, 12:04 Nga DOSJA
Presidenti i Lituanisë: Europa duhet të ndalojë së bleri

LITUANI– Europa duhet të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia dhe duhet të aplikojë sanksione të reja për pushtimin rus të Ukrainës , tha presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Sipas The Guardian,  Nausėda tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin danez se Europa duhet të ndalojë së bleri naftën dhe gazin rus.

“Europa duhet të ndalojë së bleri gazin dhe naftën ruse, sepse regjimi i Kremlinit i përdor këto para për të financuar shkatërrimin e qyteteve të Ukrainës dhe sulmet ndaj civilëve paqësorë. Paketa e pestë e sanksioneve duhet t’i japë një goditje maksimale regjimit të Kremlinit,”-tha Nausėda.

Më herët, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kishte thënë se pret që të zbatohen më shumë sanksione, pa specifikuar se cilat mund të jenë ato.

(j.c)/dosja.al 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gitanas nauseda lufta ukraine-rusi gitanas nauseda lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll