Bota

Ministri i mbrojtjes i Tajvanit: Ne po studiojmë taktikat e luftës që Ukraina përdori

31 Mars 2022, 11:01 Nga DOSJA
Ministri i mbrojtjes i Tajvanit: Ne po studiojmë taktikat e luftës

TAJVAN- Ministrit të mbrojtjes së Tajvanit ka thënë se një grup pune është krijuar nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit për të studiuar taktikat e luftës në Ukrainë.

Sipas Sky News, ministri i mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng tha pë mediat se ai kishte qenë në “kontakt” me vendet e huaja për të folur rreth mënyrës se si po luftohej lufta dhe kishte krijuar një grup pune për ta studiuar atë.

“Temat që Tajvani ndjek përfshijnë performancën e dobët ushtarake të Rusisë dhe rezistencën e Ukrainës. Kjo nuk diskutohet vetëm në takimet e shkëmbimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, por diskutohet edhe me vende të tjera që kanë kontakte të rregullta me Tajvanin,”– tha Kuo-cheng.

Ministri tha gjithashtu se Tajvani kishte ngritur nivelin e tij të gatishmërisë që nga pushtimi rus.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota chiu kuo-cheng lufta ukraine-rusi chiu kuo-cheng lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll