Bota

Shefi i shtabit të Zelenskyyt: Nuk jam shumë optimist pas bisedimeve në Stamboll

31 Mars 2022, 11:56 Nga DOSJA
Shefi i shtabit të Zelenskyyt: Nuk jam shumë optimist pas bisedimeve

UKRAINË- Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak ka thënë se ka pak shpresa se gjërat do të ndryshojnë edhe pas negociatave diplomatike me Rusinë në Stamboll.

Sipas CNN, Yermak ka thënë që Ukraina dëshiron që kjo luftë të ndalojë dhe që Rusia të pranojë hapjen e korridoreve të evakuimit në Mariupol.

“Ne kemi një qëndrim shumë parimor dhe ne donim të shkonim për çdo kompromis që korrespondonte me pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin tonë. Kam një pjesë shumë, shumë të vogël të optimizmit për këtë. Ne vazhdojmë këtë bisedë, por do të fillojmë të besojmë në realitet nëse disa gjëra reale fillojnë të ndodhin… Ne duam ta ndalojmë këtë luftë, duam që trupat ruse të tërhiqen nga territori ynë. Ne këmbëngulim që korridoret humanitare do të hapen veçanërisht për Mariupolin,”- tha Yermak.

Ndërkohë, pamjet satelitore të Maxar Technologies kanë treguar se blloqe të tëra të qytetit në Mariupol qendrore janë zhdukur.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Civilët evakuuohen në Mariupol, Zelenskyy flet në parlamentin australian

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy yermak volodymyr zelenskyy andriy yermak volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll