Politike

E BUJSHME/ Kryemadhi: Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re

30 Mars 2022, 19:51 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Kryemadhi: Meta mund të jetë ideatori i një

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta në përfundim të mandatit si kreu i shtetit mund të jetë ideatori i një lëvizje të re. Por vetëm kaq detaje ka dhënë.

Në një intervistë për “A2CNN”, Kryemadhi shtoi se “kostumi” i LSI-së i rri shumë i vogël një politikani si Meta, i cili sipas saj është një “instrument” që bashkon shumë grupe interesash në vend. 

“Nuk e di nëse Ilir Meta do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën Kushtetuese. Meta është instrument që bashkon shumë grupe,”-tha Kryemadhi ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll