Politike

Grup Parlamentar në burg? Rama: Qëndrova këtu për respekt

30 Mars 2022, 17:37 Nga DOSJA
Grup Parlamentar në burg? Rama: Qëndrova këtu për respekt

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pytjes së gazetares se po krijohet një grup parlamentar socialist në burg me të gjithë deputetet e arrestuar. Rama nuk ju përgjigj pyetjes direkt, po tha se para gazetarëve qëndroi vetëm për respekt. Ai gjithashtu shtoi se procesi i reformës në drejësi është i nevojshëm dhe një proces zgjimi i vendit pas 500 vitesh.

Gazetarja: Po ju krijohet grup parlamentar në burg, nuk ndjeni përgjegjësi zoti Rama?

Rama: Për këtë arsye gjërat janë krejtësisht të ndara. Tani meqë përsëritet kjo pyetje, sot që flasim përgjigja ime si gjithmonë është një përgjigje në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet, këtë nuk e caktoni as ju as unë. Këtë e cakton drejtësia dhe deri në momentin kur drejtësia do të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm. Prezumohen të pafajshëm, ky është sistemi demokratik. Në komunizëm, në diktaturë, në regjime ku mendohet në mënyrë totalitare dhe flitet totalitarisht siç flisni dhe ju këtu, është ndryshe po, është ndryshe. Bëhen gjyqe popullore, bëhen goditje me mikrofona, bëhen tribuna ku njerëzit sakatohen.

Këtu kush është ndryshimi? Ndryshimi është që këtu sot për shkak të reformës në drejtësi dhe për shkak të kësaj shumice dhe të kësaj partie këtu që i bën nder të gjithë atyre që e votojnë dhe i bën nder këtij vendi, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja politike në rrugën e drejtësisë por në pikën ku njerëzit të shpallen të fajshëm nëpër mikrofona, nëpër klube, nëpër sera mediatike mund të shkojë kush dëshiron por jo unë, pra janë të ndara gjërat. Unë nuk jam as prokuror, nuk jam as gjykatës, dakord? Prokurorin dhe gjykatësin e shoh që e bëjnë shumë, e bëjnë në parlament e bëjnë nëpër media, e bëjnë në rrugë me mikrofon, është e drejta e tyre.

Ajo që unë i them është kjo: Sot është një Shqipëri tjetër dhe do jetë përditë e më shumë një Shqipëri tjetër, dhe nuk duhet të çuditet askush që cilido qoftë nga shumica, nga pakica, kërkohet nga drejtësia që të përgjigjet para drejtësisë dhe unë nuk i komentoj vendimet që merr SPAK, Prokuroria, Gjykata, për një arsye themelore sepse për mua përtej pjesës njerëzore, përtej pjesës së palës, qëndron misioni që kjo rrugë duhet të vazhdojë përpara e papenguar nga kjo forcë që është garante. Natyrisht, mund të ketë kthime mbrapa, mund të ketë momente jo fatlume për vetë drejtësinë, natyrisht mund të ketë vendime që mund të jenë vendime shumë të diskutueshme. Të gjitha këto janë krejt të natyrshme në një proces që është një proces zgjimi pas 500 vjetësh padrejtësi. Në këtë vend nuk ka patur ndonjëherë drejtësi dhe kjo është dhe arsyeja pse pa dashje, për 1001 arsye të tjera, edhe ju bini në kurthin e të qënit të padrejtë dhe bëni gjykatë rrugëve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll