Politike

A do ketë ndryshime në kabinet ? Rama: Ska arsye 

30 Mars 2022, 17:24 Nga DOSJA
A do ketë ndryshime në kabinet ? Rama: Ska arsye 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se mbledhja e kryesisë u bë për të biseduar për zgjedhjen e presidentit dhe për kongresin e PS-së.

“Jo ndryshime në kabinet nuk ka arsye që të ketë. Ne sot kemi bërë këtë mbledhje që ka pasur në qendër të vëmendjes kongresin e Partisë Socialiste, i cili do të mbahet së shpejti, axhendën e kongresit, temat e kongresit, formën e re që do të ketë kongresi, statutin e ri të Partisë Socialiste dhe kemi folur edhe për vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve konfidenciale të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar e të kryesisë, jo për një votim të fshehtë por për një dhënie opinionesh për kandidatin apo kandidaten për president të Republikës dhe më e rëndësishmja është që në kongres ne do të paraqesim rezultatet e Këshillimit Komëbtar, që është një poçes i cili për fat të keq pati një interferencë siç pati e gjithë jeta jonë nga kriza e krijuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe pati një spostim normal të vëmendjes në një gjë shumë më të rëndë e shumë më të madhe, por që është një proces sidoqoftë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është hera e parë që ndodh në Shqipëri e do vazhdojmë ta bëjmë çdo vit duke nxjerrë dhe mësimet për si ta bëjmë më mirë e ndërkohë që nga Kongresi do tu tregojmë njerëzve që pse Këshillimi Kombëtar është diçka serioze e njerëzit do shohin se çfarë ata kanë vendosur do të bëhet,” tha Rama .

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll