Politike

Vendimi! Rama: Mbledhjet e bordit do bëhen me praninë e shoqërisë civile

30 Mars 2022, 10:55 Nga DOSJA
Vendimi! Rama: Mbledhjet e bordit do bëhen me praninë e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që nga sot e tutje në mbledhjet e bordeve për produktet bazë ushqimore të jenë prezent edhe shoqëria civile. Ky vendim u bë i ditur nga ai gjatë takimit me investitorët, e një prej tyre ngriti këtë shqetësim. Ai u shpreh se do ishte më mirë që në këto takime të ishte pjesë edhe shoqëria civile për të parë më nga afër shifta. 

Unë kam thënë pse nuk thërrasin dhe shoqërinë civile në bord, të shikojnë vetë shifra dhe të mos etiketohemi më. Shifrat janë kokëforta që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër.’- tha investitori.

Kryeministrit iu duk ideja pozitive dhe tha se do ta marrë në konsideratë menjëherë. 

Mua më duket ide jashtëzakonisht pozitive dhe për tu marrë në konsideratë menjëherë që në mbledhjen e bordit për produktet bazë të bëhet transparente komplet. Ju me letra në dorë të tregoni të gjithë strukturën e çmimit. Ata që duan të interpretojnë të interpretojnë.’– tha Rama. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll