Aktualitet

Tensione në PD! Alibeaj mbledh nesër gr.parlamentar, Berisha:Do shkoj! Bardhi e kundërshton

30 Mars 2022, 08:37 Nga DOSJA
Tensione në PD! Alibeaj mbledh nesër gr.parlamentar, Berisha:Do shkoj!

TIRANË– Nesër në orën 09:00 të mëngjesit, Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar. Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen, por vetëm me një kusht; Sali Berisha mos të merrte pjesë në takim. Ndërkohë që Berisha duket se ka “mendjen” e tij.

Pas mbledhjes me anëtarët e grupit të Rithemelimit, Sali Berisha tha për mediat se do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme, duke shtuar se njoftimin e ka marrë nga kolegët e tij. Po ashtu, Berisha tha se nuk kishte dijeni lidhur me kushtin e Alibeajt për të mbajtur larg takimit liderin historik të Partisë Demokratike. Pas tij, një reagim ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili pretendoi se Berisha po imponohej në mbledhje dhe se kjo sipas tij nuk ishte sjellje demokratike. Sipas tij, një  parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike, duke theksuar se askush nuk mund që të imponohet.

Në takimin e nesërm, pjesë e diskutimeve mësohet se do të jetë situata aktuale në PD, pasi gjykata i ka dhënë vulën e selinë Rithemelimit. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Berisha është rikthyer në selinë blu, pak orë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka pranuar ndryshimet statuore të vulosura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Do shkoj në mbledhje’/ Bardhi-Berishës: S’mund të imponohet, sjellje jo demokratike

VD-Mbledhja e grupit/ Berisha: Nesër unë do shkoj, kjo është normale, ç’keni tjetër?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll