Aktualitet

Kërkohet për vrasje, arrestohet 27-vjeçari nga Gjirokastra

30 Mars 2022, 07:14 Nga DOSJA
Kërkohet për vrasje, arrestohet 27-vjeçari nga Gjirokastra

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në datën 27.03.2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, Tiranë, së bashku me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar më parë) janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej këtyre shtetasve. Pas shenjës për ndalim nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në dy pikat e kontrollit, shtetasi M. Xh. nuk e ka ndaluar automjetin e tij dhe është larguar me shpejtësi.

Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilat pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij. Shtetasit M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll