Aktualitet

VD-SPAK kërkon arrestimin e Bllakos! Manja: Kushdo që shkel ligjin të mbajë përgjegjësi

30 Mars 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-SPAK kërkon arrestimin e Bllakos! Manja: Kushdo që shkel ligjin

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet nga gazetarët se nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, Alqi Bllakos iu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK. Manja tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se kushdo që shkel ligjin duhet të përballet individualisht me të.


Pyetje: A nuk mendoni se ka ardhur PS që të mbajë përgjegjësi? Vija e kuqe a nuk duhet të jepet para se të jepen postet e rëndësishme?

Manja: Cështjet e drejtësisë janë të tyre. Inkurajojmë drejtësinë që të ndërmarrë hetimet e duhura. Sot më shumë se kurrë, për të pasur një drejtësi të pavarur, qëndrimi im është i qartë, kushdo që shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako ulsi manja alqi bllako ulsi manja

Sondazh

Poll