Politike

PARALAJMËRIMI! Rama: Kompanitë të deklarojnë pagat, në të kundërt shkoni në prokurori

30 Mars 2022, 09:26 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Rama: Kompanitë të deklarojnë pagat, në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme të gjitha bizneset se në rast se nuk deklarojnë pagat do të përfundojnë në prokurori. Gjatë takimit me eksportues dhe importues, Rama tha se do të goditen të gjitha bizneset nëse dalin keq me pagat nga hetimi tatimor. Më tej ai shtoi se nuk do të lejojnë që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse.

“Po shikonim gjithë pasqyrën e pagave dhe vetëm nga rishikimi i pagave si rezultat iu kërkesës i thirrjes për të nxjerrë në dritë më shumë nga paga, se tashmë dihet se pagat në Shqipëri në sektorin privat një pjesë janë të padukshme. Ne kemi një rritje mesatare të pagës 90 mijë lekë. Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime. I bëj thirrje të gjithëve që në deklarimin e pagave të vënë pagën sepse do të godasim pa asnjë tolerancë aty ku do kapim. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor do të shkojnë te me prokurorinë. Nuk mundet dot që ne të flasim për pensione të ulëta dhe ndërkohë të tolerohet që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse”, u shpreh Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll