Bota

Johnson: Është e pamundur që sanksionet ndaj Rusisë të zvogëlohen edhe nëse ka armëpushim

30 Mars 2022, 12:16 Nga DOSJA
Johnson: Është e pamundur që sanksionet ndaj Rusisë të

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se nuk do të ketë “kthim prapa” në sanksionet e vendosur për individëve dhe bizneseve ruse.

Sipas Sky News, ish-ministri i mbrojtjes Johnny Mercer i kishte bërë thirrje qeverisë që të mos tërhiqet kundër agresionit rus. Duke iu përgjigjur atij, kryeministri tha se është e pamundur që sanksionet të zvogëlohen edhe nëse ka një armëpushim.

Më herët, zëvendëskryeministri Dominic Raab tha se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa pushtimi i Ukrainës të “tërhiqet”.

“Derisa të tërhiqet pushtimi, dhe mendoj se kjo duhet të jetë tërësisht ose e verifikueshme nuk mendoj se sanksionet mund ose duhet të hiqen,” -tha ai

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson dominic raab lufta ukraine-rusi boris johnson dominic raab lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll