Bota

Bilanci i luftës nga OKB: Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

30 Mars 2022, 10:27 Nga DOSJA
Bilanci i luftës nga OKB: Më shumë se 4 milionë

UKRAINË-Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi than ë një deklaratë se më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajse 10% e popullsisë së Ukrainës të paraluftës, janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit rus.

“Sapo kam mbërritur në Ukrainë. Në Lviv do të diskutoj me autoritetet, OKB-në dhe partnerët e tjerë mënyrat për të rritur mbështetjen tonë për njerëzit e prekur dhe të zhvendosur nga kjo luftë e pakuptimtë,”– shkroi Grandi në Tëitter të mërkurën.

Sipas CNN, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha të martën se refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë përfshijnë të paktën 203,000 qytetarë.

Më shumë se 2.3 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni, ndërsa qindra mijëra kanë ikur në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga OKB. Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll