Bota

Vizita e parë që nga pushtimi rus në Ukrainë! Lavrov takim me zyrtarët në Kinë

30 Mars 2022, 06:25 Nga DOSJA
Vizita e parë që nga pushtimi rus në Ukrainë! Lavrov takim

KINA- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka mbërritur në Kinë në vizitën e tij të parë në vend që kur Moska filloi pushtimin e saj të Ukrainës muajin e kaluar. Sipas Aljazeera, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u takua sot me homologun e tij rus Sergei Lavrov në provincën lindore kineze Anhui, njoftoi transmetuesi shtetëror CGTN.

Rusia është përpjekur që të krijojë një front të bashkuar lindor me Kinën dhe z. Lavrov tha së fundmi se dy vendet po shijonin marrëdhëniet e tyre më të forta deri më tani.

Ministri i Jashtëm kinez tha se marrëdhëniet kineze dhe ruse “i kanë rezistuar provës së turbulencës ndërkombëtare” dhe vazhdojnë të zhvillohen me elasticitet.

Zoti Lavrov do të marrë pjesë gjithashtu  në dy takime për situatën në Afganistan së bashku me përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sergei lavrov wang wenbin sergei lavrov wang wenbin

Sondazh

Poll