Kremlini: Nuk ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën
30 Mars 2022, 10:39Nga DOSJA
RUSI- Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka vënë re ende asgjë premtuese ose që duket si një përparim.
Sipas Sky News, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ka ende shumë punë përpara deri në zgjidhjen e konfliktit.
“Është pozitive që pala ukrainase të paktën ka filluar të formulojë konkretisht dhe të nxjerrë në letër atë që propozon. Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të themi ende asgjë premtuese, asnjë përparim. Shumë punë përpara,”-tha Peskov.
Peskov tha gjithashtu se kryenegociatori rus që udhëheq bisedimet e paqes do të japë një përditësim të mëtejshëm më vonë sot.
Raundi i fundit i bisedimeve të paqes ka dhënë disa arsye për optimizëm pasi Rusia tha se do të “shkurtonte në mënyrë drastike” aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.
Por zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë mbetur skeptikë për këtë, pasi sipas Ukrainës bombardimet ruse kanë vazhduan në Chernihiv gjatë gjithë natës.
Vendimi për nisjen e fushatës së bombardimeve kundër Serbisë me qëllim të ndaljes së gjenocidit së shtetit serb ndaj popullatës civile në Kosovë ishte një prej ...
UKRAINË-Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi than ë një deklaratë se më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajs...
KINA- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka mbërritur në Kinë në vizitën e tij të parë në vend që kur Moska filloi pushtimin e saj të Ukrainës muajin e kaluar...
UKRAINË– Këshilltari presidencial i Ukrainës, Oleksiy Arestovych, ka deklaruar se ushtria ruse po zhvendos disa nga forcat e saj në lindje të vendit....
RUSI-Shpërthimet në rajonin e Belgorodit të Rusisë të martën vonë në mbrëmje mund të kenë ndodhur për shkak të një zjarri në një depo municioni, tha të mërkurën...
UKRAINË– Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka shpërndar videon që tregon momentin kur një raketë ruse, dje goditi ndërtesën e një administrate të Mykol...
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk ka thënë se Forcat e armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i shpërthimit t...
UKRAINË-Ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s, Richard Shirreff ka deklaruar se ka dyshime të thella për premtimin e Rusisë për të reduktuar sulmet e saj...
UKRAINË-Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk, ka njoftuar sot se gjatë natës janë dëgjuar granatime jashtë qytetit të Kievit. Sipas Sky News...
BRITANI E MADHE–Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, sot ka deklaruar se nuk mund ti bësojnë më fjalëve që thotë Presidenti i Ukra...