Bota

U akuzua për krime lufte në Kosovë, konfirmohet dënimin prej 12 vitesh burg ndaj Gjokiq

30 Mars 2022, 12:14 Nga DOSJA
U akuzua për krime lufte në Kosovë, konfirmohet dënimin prej

KOSOVË- Kolegji i Gjykatës Supreme në Kosovë ka dënuar me 12 vjet burg Zoran Gjokiq për veprën penale, krime të luftës kundër popullatës civile/

Sipas Express, Kolegji në seancën e mbajtur me 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.15/2019, të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite. Në procedurën ankimore, edhe Gjykata e Apelit-Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.22/2021, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënuarit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar”, thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.19/2022, e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor”, përfundon njoftimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zoran gjokiq. zoran gjokiq.

Sondazh

Poll