Sport

Mane ‘i pashpirt’ me Salah, nuk i mjaftoi Kupa e Afrikës, tani e nxjerr jashtë nga Botërori

29 Mars 2022, 21:12 Nga DOSJA
Mane ‘i pashpirt’ me Salah, nuk i mjaftoi Kupa e Afrikës, tani

SENEGAL-Ashtu si në finalen e Kupës së Afrikës Senegal siguron një biletë për në Kupën e Botës duke nxjerrë jashtë Egjiptin. Një ndeshje që u zgjidh nga penalltitë. Egjipti i “Faraonit” Salah nuk arriti ta ruante epërsinë minimale të ndeshjes së parë, duke u mundur 1-0 në takimin e kthimit, ku golin e vetëm në 120 minuta lojë e realizoi Dia që në minutën e tretë.

 

I mean, just look at this. Salah sails his penalty over… and surely anybody would, given the lasers.

Mane scores, Senegal wins the shootout, Egypt out of the World Cup pic.twitter.com/tgHmCmW8uu

— Henry Bushnell (@HenryBushnell) March 29, 2022

Për të përcaktuar biletën e dytë afrikane për në Botëror skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive, që nisën më të keqe të mundshme për të dyja skuadrat. Dy seritë e para, pra katër penallti në total u gabuan (dështoi edhe Salah), më pas ganezët u treguan të saktë në tri seritë pasuese, me penalltinë e fundit të ekzekutuar saktësisht nga Mane, ndërsa për Egjptin ishte e panevojshme të gjuhej penalltia e fundit, pasi në serinë e katërt gaboi Mostafa Mohamed. Për të dytën herë radhazi, Salah dështon përballë Manesë pikërisht në ruletën e penalltive.

#Mane destrozandole el 2022 en 51 días a #Salah pic.twitter.com/nS2ZKKUkpp

— Medievals (@medievals) March 29, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egjipt mane salah senegal egjipt mane salah senegal

Sondazh

Poll