Sport

Fernandes në versionin ‘SUPERSTAR’! Portugalia shkon në Katar, Maqedonia nuk surprizon

29 Mars 2022, 20:42 Nga DOSJA
Fernandes në versionin ‘SUPERSTAR’! Portugalia shkon në

PORTUGALI– Portugalia fiton në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut me shifrat 2-0 duke siguruar një vend në Botërorin “Katar 2022”. Skuadra portugeze do të gjente avantazhin në minutën e 32′ kur Bruno Fernandes do të tregohej i saktë pas topit të dhënë nga Ronaldo.

 

Në fraksionin e dytë, gjithçka u zhvillua shpejt në kundërsulm, me gjithë cilësinë që ekipi i Santos zotëron, duke pasur futbollistë klasi në gjirin e tij. Diogo Jota tregohet fantastik në atë top dhe mesfushori i Manchester United godet fluturimthi dhe mposht për herë të dytë Dimitrievskin! Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut duhet të gëzohet me faktin që arriti deri këtu duke eliminuar Italinë në fazën gjysmëfinale, me ëndrrën e tyre që mbaron.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport portugalia portugalia

Sondazh

Poll