Sport

Shqipëria pa shënjestër në 90 minuta, Gjeorgjia e bllokon në “Air Albania”

29 Mars 2022, 17:52 Nga DOSJA
Shqipëria pa shënjestër në 90 minuta, Gjeorgjia e bllokon

SHQIPËRI– Mbyllet me shifrat 0-0 miqësorja Shqipëri-Gjeorgji. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje me ritëm të mirë në “Air Albania”, krijuan disa raste të rrezikshme, por goli nuk erdhi përballë një kundërshtari të fortë në prapavijë, që regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv.

Endri Çekiçi kishte rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 38′, me këtë mundësi mbyllet edhe kjo pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, Reja la Brojën në dhomat e zhveshjes në pushim dhe në fushë zbriti Sokol Cikalleshi. Në minutën e 59′ sulmuesi kavajas nuk ishte i saktë në konluzionin e tij.

 

Ekipi mik provoi reflekset e Strakoshës me një gjuajtje potente të Kvekveskiri (72’). Shqipëria tentoi golin në minutat e mbetura, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe takimi përfundoi në barazim 0-0.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport shqiperia shqiperia

Sondazh

Poll