Sport

Duartrokitje për Xhakën dhe “THUMB” mbi shqiptarin Zeqiri: mesazhi i tifozëve të Kosovës

29 Mars 2022, 17:18 Nga DOSJA

ZVICËR– Në Letzigrund Stadion të Zyrihut, Zvicra dhe Kosova po zhvillojnë ndeshjen miqësore që padyshim se është një përballje emocionale falë lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe kanë luajtur te kombetarja helvete. Aktualisht pjesë e Zvicrës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, por shumë lojtarë të tjerë shqiptarë ndër vite e kanë përfaqësuar këtë skuadër.

Duartrokitje nga stadiumi dhe tifozet e Kosoves te pranishem, qe jane te shumte sonte ne Zurich. Ne fakt, regjia nderkombetare kapi edhe tribunen ku ishin vendosur ne ate moment qe Xhaka u vleresua nga federata e Zvicres.

 

Dardanët kanë përgatitur një mesazh për Andi Zeqirin që ndodhet në pankine, pasi ky i fundit i kishte thënë njëherë ‘PO’ Kosovës, për të vazhduar më pas me Zvicrën. “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, ka shkruar në pankartën e zbuluar në stadium.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kosova zeqiri zvicer kosova zeqiri zvicer

Sondazh

Poll