Sport

Kjo Kosovë po bind! Giresse ka ndryshuar mentalitetin e dardanëve, Zvicra has probleme

29 Mars 2022, 18:07 Nga DOSJA
Kjo Kosovë po bind! Giresse ka ndryshuar mentalitetin e dardanëve,

ZVICËR– Kosova merr rezultatin e dytë pozitiv rradhazi në miqësore. Pas fitores me Burkina Fason, këtë herë dardanët ia dalin të marrin një barazim 1-1 në Zyrih. Pjesa e parë mbyllet me dominimin e lehtë të Kosovës në zotërimin e topit, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Kosova e nisi me ritmin e duhur edhe fraksionin e dytë, derisa në minutën e 52-të Milot Rashica zhbllokoi rezultatin, pas një gabimi të mbrojtjes vendëse. Merita e Zymer Bytyqit që nxori në pozicion të volitshëm sulmuesin e Norwichit, që gjithsesi pati edhe fatin me vete në shënimin e golit.

 

On revoit le but de Rashica face à la Suisse ! pic.twitter.com/bWQfWg8w0P

— Football Kosovar ?? (@FootballKosovar) March 29, 2022

Vetëm nëntë minuta zgjati epërsia e Kosovës, pasi në të 61-tën Lotombo përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit Muric, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë. Rezultati i dytë pozitiv nën drejtimin e Alain Giresse, impakti i të cilit në stolin e Kosovës është evident.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kosova zvicra kosova zvicra

Sondazh

Poll