Aktualitet

VD-‘Dëshmova 5 orë para SPAK’/ Ç’tha Alqi Bllako para Komisionit Hetimor, si iku nga seanca

29 Mars 2022, 14:40 Nga DOSJA
VD-‘Dëshmova 5 orë para SPAK’/ Ç’tha Alqi

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako kërkohet që të arrestohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK pasi akuzohet se ka ‘gisht’ në aferën e inceneratorëve. Ai ishte një ndër personazhët e njohur që Komisioni Hetimor kërkoi të merrte në pyetje, bashkë me figura të tjera si kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri etj. Më 22 shkurt, ai kërkoi që përpara Komisionit të bënte një deklaratë, por nuk iu pranua nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku. Si pasojë, Bllako refuzoi të dëshmonte me pretendimin se është sekret hetimor e se gjithçka dinte e kishte thënë 5 orë para hetuesëve të SPAK. Ai deklaroi se nëse dëshmonte, do të shkelje sekretin hetimor.


Diskutimet e para një muaji në Komisionin Hetimor:

Alqi Bllako: Zonja Tabaku sapo përmendët konfliktin e rëndë të interesit meqë e përmendët. Më keni akuzuar me pa të drejtë për konflikt interesi dhe unë e bër të qartë që do firmos deklaratën.

Jorida Tabaku: Deklaratë këtu nuk mund të bëni këtu, duhet t’i përgjigjeni pyetjeve

Dhurata Çupi: Jeni ju i bindur që nuk përbën sekret hetimor sqarimi për konfliktin e interest?

Alqi Bllako: Do të doja të më jepni 3 minuta kohë për të folur për konfliktin e interest. Unë jam sot i angazhuar në politikë dhe kur u angazhova e mora parasysh baltën që mund të hidhej ndaj meje, por familja ime nuk e ka borxh të përbaltet në këët mënyrë. Është përmednur disa herë në ëktë komision. Megjithatë është në diskrecionin tuaj për ta vendosur, ka dhe medium të tjera për ta bërë këtë gjë.

Jorida Tabaku: Zoti Bllako nëse doni mund t’ju bëj disa pyetje, deklaratë nuk bëni dot këtu

Alqi Bllako: Atëherë unë po largohem.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi 9 urdhër-arreste lidhur me hetimet e inceneratorëve. Mes personave të tjerë të arrestuar janë edhe Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj dhe Erjon Murataj.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll