Aktualitet

SPAK i ‘tund’ prangat! Kush është Alqi Bllako, ish-këshilltari i Metës, si kaloi tek PS

29 Mars 2022, 13:48 Nga DOSJA
SPAK i ‘tund’ prangat! Kush është Alqi Bllako,

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka njoftuar ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë se caktimin e masës “arrest me burg”, për deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ky i fundit akuzohet se ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar koncesionarin e Fierit. Por kush është Alqi Bllako, zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim që kaloi në kahun e Partisë Socialiste?

Alqi Bllako ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987 dhe është baba i tre fëmijëve. Bllako ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Ai ka kryer disa studime pas-universitare brenda dhe jashtë vendeve. Fillimisht Bllako ka punuar si pedagog pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Më konkretisht gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017.

Bllako pas Ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, pranë kreut të shtetit Ilir Meta, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019, kohë kur u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin si deputet.

Ai së bashku me figura të tjera të LSI, si Nasip Naço dhe Lefter Koka, shkuan në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit me Partinë Socialiste, ku u bënë pjesë e listës së deputetëve. Por ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dha dorëheqjen para se të fitonte mandatin, ndërsa Bllako është ende në këtë funksion, por tashme pritet të vendoset nga Kuvendi dhe arrestimi i tij. Megjthatë duhet të presim!

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll