Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, plagosen tre të rinj, dy të tjerë në pranga

29 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Sherr me thika në Tiranë, plagosen tre të rinj, dy të

TIRANË- Një sherr për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tiranë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin disa ditë më parë në zonën e Kombinatit dhe për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur me thikë. Pas sherrit, Policia ka njoftuar se ka cënë në pranga disa persona, ndërsa ka proceduar penalisht disa të tjerë. Në pranga ka përfunduar: M. D., 26 vjeç dhe M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Po ashtu në praga ka përfunduar edhe 39-vjeçari i identfikuar si S. S., për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Ndërsa nën hetim janë marrë: G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë – Vihen në pranga disa shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim; – S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll