Aktualitet

Kontrollonte të gjithë qendrën e Athinës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar me 30 kg heroinë

29 Mars 2022, 12:35 Nga DOSJA
Kontrollonte të gjithë qendrën e Athinës, arrestohet

GREQI– Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke, arrestimi u bë i mundur nga policia e Athinës e cila në rrugë operacionale kishte marrë informata mbi aktivitetin e paligjshëm të shqiptarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, 28-vjeçarit ju gjendën 63 pako me heroinë me një peshë totale prej 30 kilogramë e 463,2 gram. Dyshohet se ai kryente veprimtarinë e tij në zonën e madhe të qendrës së Athinës.

Hetimet e NënDrejtorisë së Sigurimit të Drogës së Atikës, çuan në arrestimin e shqiptarit dhe zbulimit të një rrjeti të organizuar kriminal.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet diaspora arrestohet shqiptari ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll